Këtë nuk na e priste mendja! ‘Ndizen’ shkëndijat mes Khloe Kardashian dhe Michele Morrone?
Khloe Kardashian është tashmë personazhi i ri në një romancë të re dashurie pasi është parë të përkëdhelet me yllin e “365 Days”, Michele Morrone.
Khloe ndodhet së bashku me Kris, Kim dhe fëmijët në Itali për të ndjekur Javën e Modës në Milano. Kjo është pjesë e partneritetit të ri mes Kim dhe markës luksoze Dolce & Gabbanna.
Por ndërsa motra e saj më e madhe rrëmbente vëmendjen në pasarelë, Khloe ishte e zënë duke u njohur më mirë me aktorin italian. Në një foto të shpërndarë në InstaStory nga 31-vjeçari , Michele shihet tepër afër Khloe, së cilës i ka vendosur dorën në bel ndërsa ajo ka ngjeshur trupin pas tij. Një skenar shumë i ngjashëm me filmin erotik që i dha famë Morrone.
Fotoja u pëlqye menjëherë nga fansat, që shprehën mbështetjen e tyre nëse ata do ishin vërtet çift. Shumë prej tyre kanë komentuar se urojnë që më në fund ajo të ketë gjetur dikë pas ndarjes së saj me Tristan Thompson.
Sipas burimeve për “Metro”, Khloe dhe Michele kanë qenë më pas në të njëjtën festë, pasi ka video të tyre nga i njëjti vend, por nuk dihet nëse kanë vijuar të flasin./tvklan.al