Këtë model flokësh do e shihni shpesh edhe këtë sezon pranverë-verë

Vitet e fundit kanë qenë një transgersion i vërtetë për modën dhe çfarë ajo ka sjellë. Megjithatë vajzat apo djemtë i kanë përqafuar menjëherë trendet e fundit, ndonëse për disa prej tyre është dashur më shumë guxim.

Disa të tjera na kanë kthyer pas në kohë, njëjtë si modeli i flokëve bisht me baluket e lëna lëshuar.

E fundit që ka pozuar me një stil të tillë ka qenë Dafina Zeqiri, ndërsa më herët e kemi parë tek Dhurata Dora apo Nora Istrefi. Ky model i cili të jep pamjen e një vajze të vogël në moshë duket se do të vazhdojë të jetë ndër të preferuarit edhe për sezonin pranverë verë 2022.

Për të marrë ide se si mund ta plotësoni “look-un” tuaj, ju bashkangjisim më poshtë fotot e vajzave të njohura:

revistawho.com