“Kështu vajti kjo punë në ABC News, shto ujë e miell”, ironia e Enkel Demit: Ata që duan ta bëjnë këtë televizion, po e bëjnë sa me duar sa me këmbë

Situatat në televizionin e “ABC news” pas blerjes nga një pronar i ri, ka ndryshuar shumë.

Programacioni ka ndryshuar, disa gazetarë me emisonet e tyre janë larguar, e të tjerë kanë ardhur. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Enkel Demi, të cilit emisioni mëngjesin e sotëm i është shkurtuar.

“ABC  e mëngjesit” startonte në orën 07.00, ndërsa nga sot do të nisë në orën 08.00, pasi në 07.00 është Bashkim Hoxha. Demi ka ironizuar situatën në televizion duke thënë “Kështu vajti kjo punë shto ujë e shto miell”.

“Duke nisur nga sot do të shihemi në orën 08.00, jo nga dëshira jonë, por kështu si është bërë kjo puna e ABC shto ujë e shto miell, ja ku jemi. Ju urojmë gjithë të mirat Bashkim Hoxhës, i cili filloi sot. Ishin pak surprizë të gjitha këto lëvizje, por Bashkimi mbetet një mik. Tek e fundit bën punën  tij, për të tjerat nuk ia vlen të diskutojmë. Unë nuk kam qenë dakord kurrë të ndodhin gjithë këto gjëra që ndodhin në ABC.

Ju besoj e dini që kam mbetur i vetëm, trim në luftë. Nuk më heqin nga puna gjë që do të thotë se ABC e mëngjesit do të vazhdojë, nuk është e vërtetë se nuk kam menduar të iki vetë, kam dashur me ik, por në fund mu kujtua një varg i Migjenit që thoshte “do mbetem thumb i ngulur në trutë e njerzisë”. Kështu e 5 minuta po më lanë do dal në televizion dhe do them atë që mendoj. Tjerat pastaj s’ka nevojë t’i diskutoj, ata që kanë fantazi për ta bërë këtë televizion po e bëjnë shumë mirë, sa me këmbë e sa me duar” tha Enkeld Demi ndër të tjera.