Këshillën që i dha Kris Jenner vajzës së saj për divorcin do e jepte çdo nënë
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Kris Jenner ka rrëfyer si e ka ndihmuar të bijën, Kim me procesin e gjatë të divorcit.
Sigurisht, si një nënë e përkushtuar, ajo i ka qëndruar pranë dhe me vetëm një fjali ka thënë gjithçka: Fëmijët janë të parët.
Dhe me të drejt, fundja në gjithë këtë raport të ndërtuar e tashmë drejt fundit, më të prekurit do të jenë fëmijët, të cilët janë mes çiftit.
“Më e rëndësishmja nga kjo eksperiencë është të mësosh që fëmijët vijnë të parët”, tha Kris duke lënë të kuptohet se çifti do bëjë gjithçka që përputhet me interesat e fëmijëve./revistawho.com