“Më kërkonin të bëhesha e dashura e tyre”, Ana Kabashi rrëfen si ia kanë lypur djemtë e skenës
Këngëtarja Ana Kabashi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë”. Ajo ka rrëfyer shumë gjëra nga jeta dhe karriera e saj, ndër të tjerash përmendi projektet e reja që po përgatit. Ana tregoi se ka në plan që të nxjerrë një këngë të re në anglisht, që është punuar nga një producent i huaj. Këngëtarja gjithashtu bëri të ditur se këtë vit do të provojë fatin e konkurrimit në Festivalin e Këngës në RTSH, me shpresën për të prekur Eurovisionin. E pyetur rreth jetës së saj private, këngëtarja nga Peja fillimisht hezitoi të tregojë nëse është në lidhje, por më pas pranoi se ka diçka të re, shkruan Alpenews. Më tej, ajo përmendi edhe faktin se është ngacmuar nga shumë meshkuj të skenës, të cilët i kishin kërkuar asaj të bëhet e dashura e tyre. Megjithatë, Ana tha se oferta të tilla nuk kishte pranuar ngaqë kërkesat e drejtpërdrejta nga ta i kishin bërë djemtë jo-seriozë.