Kërkon të ndryshojë gjininë dhe mbiemrin, Elon Musk në ‘konflikt’ me djalin e tij!
Një nga fëmijët e miliarderit të teknologjise Elon Musk ka nisur procedurën për ndryshimin e emrit dhe gjinisë. Këtë e raporton faqja amerikane “TMZ”. Xavier Musk, i cili është 18 vjeç, dëshiron të quhet Vivian Jenna Wilson, duke marrë mbiemrin e nënës së tij. Në dokumentet zyrtare të depozituara në një gjykatë në Los Anxhelos thuhet se djali i themeluesit të Tesla-s e nisi çështjen për shkak të identitetit gjinor dhe faktit që nuk dëshiron të jetë i lidhur me babanë e tij biologjik në asnjë mënyrë apo formë.
Musk ka shtatë fëmijë, Griffin, Vivian, Kai, Saxon, Damian me shkrimtaren Justine Wilson, me të cilën ishte i martuar nga viti 2000 deri në 2008, si dhe X AE A-XI dhe Exa Dark Sideræl, me këngëtaren Grimes. Rikujtojmë, se pas ndarjes me Grimes, miliarderi duket se ka gjetur ‘ngushëllim’ tjetërkund. Tashmë Musk ka krijuar një marrëdhënie të re romantike me aktoren 27-vjeçare australiane Natasha Bassett.
Ndërkaq, nëse Musk do ta kishte dëgjuar nënën e tij, duket se nuk do të kishte bërë një pasuri prej afro 229 miliardë dollarësh. Së fundmi, modelja e njohur Maye Musk, teksa u pyet për planet e biznesit të së birit, u përgjigj se nuk ka shumë ndikim në procesin e vendimmarrjes së djalit të saj. Duke folur për ‘Today With Hoda & Jenna’, 73-vjeçarja u pyet për dëshirën e Elon Musk për të blerë Twitter.
Të bëjë çfarë të dojë. I thashë të mos bënte makinë elektrike apo raketa dhe ai nuk më dëgjoi.
Rikujtojmë, se së fundmi shefi i Tesla-s është paditur për 258 miliardë dollarë nga një investitor i Dogecoin, i cili e akuzoi atë për drejtimin e një skeme piramidale për të mbështetur kriptomonedhën. Në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale në Manhattan, paditësi Keith Johnson akuzoi Musk, kompaninë e makinave elektrike Tesla Inc dhe kompaninë e turizmit hapësinor SpaceX për shantazh për reklamimin e Dogecoin dhe rritjen e çmimit të tij, vetëm për ta lënë çmimin të bjerë.
Top Albania Radio