‘Kërcimi para lindjes’: Në videon virale paskërka qenë Diola dhe ish-bashkëshorti

Çfarë është e bukur (dhe njëkohësisht e frikshme) për internetin është fakti që asgjë nuk humbet, kurrë. Një video virale e 2018-s po qarkullon sërish në rrjete sociale. Nëse nuk e keni parë, tani është koha të prezantoheni me:

Diola Dostin në 2018-n dhe ish-bashkëshortin e saj

Në video, ajo kërcen me ish-bashkëshortin 10 minuta para lindjes. “Ai momenti kur gjinekologu qëllon të jetë burri yt dhe kërcimtar i zoti. Lëvizjet e tilla ndihmojnë në qetësimin psikologjik dhe lindje më të shpejtë. Theksoj janë ushtrime të bëra 10 minuta para lindjes së vajzës sonë të tretë. Faleminderit doktor obstetër/gjinekolog Dardan Baftiu” shkruante ajo asokohe.

Të ftuar te “Rudina”, ish-çifti shpjegoi pse zgjodhën të kërcenin. “Tjetër metodë më e mirë në fakt [për qetësimin e dhimbjeve] është vallëzimi. Duke bërë ulje-ngritje, nëna ndihmon fëmijën që të zbresë poshtë. Kishim gjithë pasditen që kërcenim dhe 10 minutat e fundit menduam ta regjistronim”, tha gjinekologu.

Ata janë prindër të 3 vajzave. Në “Big Brother VIP”, dietologia nuk ka ndarë shumë detaje për divorcin, por në të kaluarën ka dhënë intervista për të.

“E kemi dashur shumë fort njëri-tjetrin dhe i jam shumë mirënjohëse. Më ka bërë tri dhurata shumë të bukura, që janë tri vajzat tona, por ishte diçka që u konsumua dhe përfundoi,” tha Diola në emisonin Libero në ATV. “Kam qenë te psikologia, edhe para divorcit edhe pas divorcit, konsultohem edhe tani çdo ditë. Më ka ndihmuar shumë. Humba një njeri të mrekullueshëm si Dardani, por gjeta një njeri edhe më të mrekullueshëm që është Diola.”

Anabelmagazine