Kërcimi hot i Enca Haxhisë me fansin ndezi fantazinë e publikut

Dikur krijoi trendin e puthjeve në buzë me fanset e saj në koncerte, por së fundmi Enca Haxhia bën show duke kërcyer shumë pranë fansave djem. Në një nga koncertet e saj është fotografuar në skenë duke kërcyer me një fans, i cili ndodhej aty për të ndjekur performancën e këngëtares nga Tirana. Djali nuk i ka rezistuar dot Encës duke u ngjitur në skenë, moment që u shoqërua me brohorimat e fansave të saj. Pasi ndjeu mikpritjen e Encës, siç e shihni e ndoqi bukur lojën duke kërcyer në mënyrë provokuese, dhe duke zgjuar fantazinë e publikut. 21 vjeçarja Haxhia vazhdon intensivisht axhendën koncertore pas hitit veror “Bow Down”.