“Kërcim copë-copë”, Valer Kolnikaj parashikoi fitoren e Era Rusit në “Dance With Me”: Mbaruat për një çmim, siç e more do e gëzosh
Valer Kolnikaj ka bërë një paralelizëm të vetes në “Dance with me” me atë të Elvana Gjatës në Festivalin e RTSH.
Ai tha se të dy u ndodhën në të njëjtin pozicion në finalet e emisioneve përkatëse.
Valer parashikoi fitimin e vendit të parë nga Era Rusi në DWM meqë këndoi bukur në FEST ’58 por sipas tij në kërcim ishte copë-copë.
“Meqë mbaruat për një çmim t’ju shndrisë ylli njëherë, urime. Në Malësi thonë: Siç e more do e gëzosh,”-shkroi ai para fillimit të emisionit.
Mbrëmjen e kaluar në Dance With Me u shpall fituese Era Rusi dhe Florian Agalliu.
Postimi i plotë:
Sonte Elvana Gjata do jemi unë dhe Stela Kotri tek finalja e Dance With Me . Vendi i pare do i jepet Era Rusit meqë këndoi bukur ne festival , edhe pse ne kërcim ishte cope cope hahahahah Flori po .
Meqë mbaruat për një çmim t’ ju shndrisë ylli njëherë, urime . Ne Malësi thonë : Siç e more do e gëzosh.
Ne e shijuam pafund çdo moment , çdo kërcim te javës dhe FALEMINDERIT te gjithëve . Shijoni finalen e Dance with Me , lërini çmimet.