Kërcënohet me vdekje, Kendall Jenner merret në mbrojtje nga policia!

Kendall Jenner është kërcënuar me vdekje nga një 24-vjeçar dhe tashmë modelja është marrë në mbrojtje nga policia. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” e paraqiti këtë rast të hënën në gjykatë dhe kërkoi një urdhër ndalimi, në mënyrë që të jetë e mbrojtur nga i riu Malik Bowker. Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga “TMZ”, Kendall pohoi se ishte një dedektiv ai që e paralajmëroi atë se Bowker kishte planifikuar të blinte një armë zjarri ilegalisht, të qëllonte për vdekje Jenner, e më pas veten.

Kendall gjithashtu tha në gjykatë se i riu kishte udhëtuar në Los Anxhelos vetëm për ta vrarë atë. Ndërkohë në dokumentet ligjore, policia konfirmon se Bowker ndodhet në një spital psikiatrik, po nuk përjashtohen shanset që ai të dalë së shpejti. Duhet theksuar se shtëpia e Jenner po ruhet dhe monitorohet 24 orë nga një skuadër masive me roje sigurimi të armatosura, ndërkohë që gjykata i ka siguruar urdhër mbrojtje modeles, sipas të cilit Malik duhet të qëndrojë 100 metra larg saj.

Kendall pohon se ajo kurrë nuk e ka takuar të riun, por kërcënimet për vdekje po i shkaktojnë stres emocional dhe ankth pasi është e tmerruar se ai do të përpiqet ta vrasë kur të dalë nga spitali.

/News31

Burimi: TMZ