Kërcënohet me jetë prezantuesi i “BBVK”: “Ke për të ngrënë plumbin”
Prezantuesi i “BBVK” 3, Alaudin Hamiti, është kërcënuar me jetë nga familjarët e ish-banorit të shtëpisë, Eduard Kuçi.
Bëhet me dije se Hamiti ka kryer një denoncim në polici pas ngjarjes së rëndë.
Ai ka deklaruar në polici se përmes Facebook-ut, në adresën zyrtare të Klan Kosova, ka marrë këtë mesazh kërcënues:
“Edi është nipi im, ato fjalë që ia ka thënë Alaudini besomë se ka për t’i paguar me jetë dhe për ngritjen e tonit ka për të ngrënë plumbin shpejt.”
Sipas Hamitit, mesazhet kërcënuese kanë ardhur në formën e mesazheve të shkruara dhe zanore dhe kanë të bëjnë me prime-in e “BBVK”3, i datës 25 nëntor.
Gjatë prime-t, Eduardi kërkoi të largohej me dëshirë prej shtëpisë, gjë që shkaktoi polemika dhe agravim të debatit midis banorëve dhe moderatorëve të Big Brother.
Anabelmagazine