Kërcënimet dhe fyerjet për BBVA: Sara Hoxha reagon për komentet në rrjet

Nuk është aspak e zakontë që Sara Hoxha të bëjë një reagim mbi komentet apo mesazhet që i shkruajnë në DM, por sot, ka zgjedhur të flasë për herë të parë dhe të fundit. Ajo postoi një mesazh, në të cilin mallkojnë Sarën, Lorin dhe Arbanën, me pretendimin se kanë “shkatërruar lojën e “BBVA” dhe Sara mori shkas që të ndajë një mesazh për të gjithë:

“Gëzuar Ramazanin të gjithëve. Teksa vijmë në përfundimin e këtij muaji të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet, ashtu edhe në të vërtetë. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë, kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyemi çdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfajqe televizive dhe gjithcka bëhet #në kuadër të lojës. Shikim të këndshëm!”, shkroi ajo në Instastory.

Ky edicion i “BBVA” ka qenë ndër më të komentuarit dhe ka thyer rekorde shikueshmërie. I mbushur me teori, kritika dhe përshtypje të shumta, shpeshherë, edicioni i dytë i “Big Brother VIP Albania” ka sjellë edhe gjuhë urrejtjeje brenda dhe jashtë shtëpisë së famshme.

Anabelmagazine