Kërcënime, presion, bullizim, studentët dalin kundër këngëtares Besiana Mehmedi
Këngëtarja e njohur, Besiana Mehmedi, njëherësh profesore në Fakultetin e Muzikës në Tetovë është bërë arsyeja përse prej javësh, studentët po e bojkotojnë lëndën e saj.
Studentët mes tjerash kanë protestuar për shkak të gjuhës kërcënuese e bullizuese të Mehmedit.
“Edhe pse ka vite që gjuha e profesoreshës inordinare Besiana Mehmedi ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër çdo kodeksi etik të sjelljes, ditëve të fundit situata po bëhej gjithnjë më e padurueshme, sidomos me rastin e fundit ku reagimi në “Fejsbuk” i njërit prej studentëve në një postim, u bë “shkak” që kjo e fundit përdori një gjuhë që nuk i ka hije një profesoreshe si dhe kreu vepër penale duke e kërcënuar atë se “do e kap për fyti” dhe se me paralajmërimin se në të ardhmen duhet të “kemi kujdes si sillemi në Fejsbuk”, tha në protestë Ardi Lena, Student në Fakultetin e muzikës USHT.
Po ashtu, studentët kanë pretenduar se një prej kolegeve të tyre ka përfunduar në spital pas sjelljeve të profesoreshës Mehmedi e cila sipas tyre mes tjerash i ka kërcënuar studentët, se “do t’i kapë për fyti”.
Protestës i është bashkuar edhe vokalisti i “Elita 5”, Arif Ziberi.
Deri tani, Mehmedi nuk është deklaruar për akuzat. /Prive.al