Këpucët “Ballerina” për meshkuj: Nga sfilatat e modës tek fotot personale, trendi që synon të zhdukë veshjet në bazë gjinore
Nga fazat e kërcimit klasik e deri te veshjet e çdo vajze që nga vitet 1910, stilistët kanë bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të kontaminuar stilin e gjeneratës Z në një çelës pa gjini. Marc Jacobs është një fans i madh i këpucëve “ballerina: prej disa kohësh, gjë që e dëshmojnë edhe fotot që shpërndan në profilin e tij në Instagram: e zezë me majë të rrumbullakët dhe harkun klasik të balerinës, blu si Balenciaga Leopold, me shkëlqim dhe me majë për raste formale.
Këto lloj këpucësh ishin edhe disa ditë më parë në pasarelë në Dior Homme vjeshtë-dimër 2024 2025 në Paris, me tabanin e dalë dhe linja tejet organike; si dhe në sfilatat e modës GCDS sezonin e kaluar të verës, të risjella nga shtëpi të famshme mode. Këto këpucë vijnë në pasarela edhe të veshura nga meshkujt, pavarësisht se risjellja e tyre po bëhet në mënyrë dërrmuese tek femrat.
Këpucët e Marc Jacobs të dizajnuara nga Balenciaga u shfaqën në këmbët e grave dhjetorin e kaluar në Los Angeles, duke demonstruar se si veshjet janë më unisex se kurrë.
Ka një tendencë të vërtetë tek këpucët që i sheh ato gjithnjë e më të minimizuara në përmasa: nga atletet e trasha të disa viteve më parë, tek mokasina dhe tani tek këpucët e baletit. Një kërkim në emër të butësisë, si materiale ashtu edhe abstrakte. Trendi I këpucëve për koketa, që po çmend të apasionuarit pas modës, duket se nuk kufizohet vetëm në një gardërobë gjinore.
Ndoshta duhet të mësojmë nga aristokratët e Rilindjes, të cilët, të veshur me çorape të bardha dhe këpucë të zeza balerine, konkurronin në gjatësi për të matur nivelin e fisnikërisë së tyre. Sfida, megjithatë, në ditët e sotme është vetëm kundër paragjykimeve nga veshja e rrobave për të mos i ndarë ato sipas gjinisë./Living