Keni humbur dikë që donit? Këto mesazhe nga Bibla do t’ju bëjnë padyshim të ndiheni më të fortë
“Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërrmuar”. – Psalmet 34:18
“Dhe Perëndia do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre, dhe vdekja nuk do të jetë më: as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan”. – Zbulesa 21:4
“Mos ki frikë, sepse unë jam me ty. Mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime”. – Isaia 41:10
“Kështu dhe ju tani jeni të hidhëruar, por kur t’ju shoh përsëri, do t’ju gëzohet zemra dhe askush nuk do t’jua marrë gëzimin”. – Gjoni 16:22
“Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua! Në shtëpinë e Atit ka shumë banesa; përndryshe do t’ju thoja. Unë po shkoj t’ju përgatis një vend”. – Gjoni 14: 1-2
“Unë mendoj se vuajtjet e kohës së tanishme as nuk ia vlen të krahasohen me lavdinë që do të na zbulohet në të ardhmen”. – Romakëve 8:18
“Ata as nuk mund të vdesin më, sepse janë si engjëjt dhe janë bij të Perëndisë, duke qenë bij të ringjalljes”. – Luka 20:36
“Perëndia është për ne një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi”. – Psalmet 46:1
“Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje”. – Psalmet 48:14
“Unë po ju jap paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë”. – Gjoni 14:27