Këngëtarja ukrainase pezullohet nga ‘Eurovision’
Mediat e huaja kanë raportuar se Alina Pash, këngëtarja ukrainase që përfaqëson vendin e saj në “Eurovison Song Contest”, është pezulluar nga konkurrimi.
Sipas, ‘BBC’,transmetuesi kombëtar i Ukrainës,ndërmori veprimet pasi u zbulua se autoritetet po hetojnë një udhëtim që ajo bëri në Krime në vitin 2015, një zonë që Rusia mori nën kontroll në 2014.Ekzistojnë rregulla strikte të udhëtimit në fuqi për mënyrën se si njerëzit hyjnë në Krime.
Nuk është e paligjshme për ukrainasit që të vizitojnë, por kjo nuk pritet mirë dhe sjell zemërim. Ndërkohë, Alina u ka ofruar autoriteteve prova se si ajo hyri në rajon, por kjo tani është duke u shqyrtuar.