Këngëtarja Teuta Kurti, pas fëmijës së parë sjell në jetë binjakë

Pas fëmijës së parë, vajzës me emrin Aya, këngëtarja kosovare Teuta Kurti dhe bashkëshorti i saj Dardan Luta, janë bërë prindër për herë të dytë dhe bëhet fjalë për binjakë, një djalë dhe një vajzë. Ardhja në jetë e fëmijëve, duket se ka lumturuar në veçanti partnerin e këngëtares, i cili e ka gëzimin përmes një statusi në FB: “Teuta, të faleminderit për këtë ndjenjë gruaja ime”!