Këngëtarja shqiptare u bë xheloze kur i dashuri i saj u takua me Mariah Carey

Shumë do të krenoheshin që i dashuri i tyre ka takuar një super yll botëror, por këngëtarja shqiptare Ilira përkundrazi u bë xheloze.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram ajo postoi një foto të të dashurit të saj krah Mariah Carey, ku shkruan, “U bëra xheloze kur [i dashuri im] takoi Mariah Carey. Unë jam mini-Mariah e tij. E vërtet që un jam 4 oktavëshe dhe jo 5, por gjithsesi. E takova edhe, nuk mendoj se i pëlqeva, ndoshta është binjak në horoskop.”

Natyrisht që postimi i saj kishte qëllimë humoreske, të cilin mund ta shihni më poshtë. /Prive.al