
Këngëtarja shqiptare tregon për klipin që pagoi 6000 euro: Këngë idiote, lek të hedhura kot
Këngëtarja e njohur, Blerina Braka, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Trokit”, ku ka folur për projektet e saj muzikore.
Gjatë intervistës, moderatori Ermal Peçi e pyeti këngëtaren se cilat janë katër klipet që ajo ka shpenzuar më shumë për realizimin e tyre.
“Një këngë idiote, ‘Se parfe’. Kam shpenzuar 6000 euro. Skandaloze. Lekë të hedhura kot, në plehra. E kam hequr nga Youtube, nuk është. I jep lekët pak nga pak, dhe në fund thua çfarë bërë?”, ka thënë Braka duke i habitur të gjithë me përgjigjen e saj.
Ndërkohë kujtojmë se së fundmi Blerina ka sjellë një duet me këngëtarin Shpat Kasapi, me titull “Dashni pa krahë”, që është pritur mjaft mirë nga publiku.