Këngëtarja shqiptare rrëfen eksperiencën me Covid-19: “Kisha dhimbje të tmerrshme. E kalova me paracetamol!”
Këngëtarja e njohur, Jeta Faqolli është një nga emrat e showbizzit që së fundmi ka rrëfyer eksperiencën e saj më Covid-19.
Me anë të një postimi në Instagram, Jeta ka treguar se tashmë e ka kaluar Covid-in, ama kalimi nuk ka qenë aq i lehtë për të.
“Ky dreq virusi më la shtrirë 3 ditë në shtrat. Këputje trupi, djeigue mushkërish, dhimbje koke të tmerrshme!”, – shkruan këngëtarja. “E kalova vetëm me paracetamol, çajra me mjaltë dhe mbi dyshek me ngrohje”.
“Sot i thashë ‘ik pirdhu’ se do vazhdoj jetën normal!”, – ka mbyllur shkrimin e saj Faqolli.
Jeta Faqolli është një prej personazheve të shumtë të showbizzit që flet hapur për eksperiencën me Covid-19 dhe që e kalon në kushte të shtëpie, për fat të mirë.