Këngëtarja shqiptare në klipin e ri të Ledri Vulës? (FOTO)

‘Don mo’ quhet kënga e re e Ledrit e cila do të publikohet së shpejti.

Së fundmi ai ndau një pjesë të shkurtër të projektit përmes një videoje në Instagram ku në sy ra komenti i Morena Tarakut i cili rezultoi me replikë nga reperi.

Nuk mjaftoi kjo pasi sot Morena postoi një foto të re në Instagram e realizuar në Dubai, poshtë së cilës shkroi ‘Mo’ që përshtatet me titullin e këngës së Ledrit.

Prive bëjnë me dije se të dy kanë qenë në kohë të njëjtë në Dubai ku edhe u xhiruar videoklipi në të cilin protagoniste është Morena.

Gjithsesi, nuk ka ende asnjë konfirmim nga ana e asnjërit për t’i dhënë vulë ‘spelulimeve’.