
Këngëtarja shqiptare jep lajmin: Sot performoj në “The Ellen Show”
Sukseset e këngëtareve shqiptare nëpër botë po rriten dita ditës akoma më shumë.
Pas Rita Orës, Dua Lipës, e Bebe Rexhës, edhe Ava Max, po ndjek gjurmët e shqiptareve që sot janë yje. Ava Max do të performojë sonte në programin më të ndjekur dhe më të komentuar në Amerikë – “The Ellen Show”, me këngën e saj “Sweet but pyscho”.Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në Instagram. Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, ka lindur në Amerikë nga dy prindër shqiptarë me origjinë nga Saranda.