Këngëtarja shqiptare e muzikës popullore bëhet nënë për herë të parë. Na emocionon me fjalët e saj, zbulon edhe emrin e bukur të djalit

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Rovena Ibrahimi është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, duke zbuluar se ka mirëpritur një djalë.

NATHANIEL (=Zoti dhuroi) Sa shumë të kemi pritur bir…aq sa mezi numëronim minutat shpirti jonë…Më bëre nënë…edhe kjo është ndjesia më e bukur që kam përjetuar deri sot. Bekime paçi të gjithë.”, ka shkruar këngëtarja.