Këngëtarja serbe Ceca ofendon Dua Lipën: “Vogëlushe injorante që nuk di historinë”

Postimi i Dua Lipës me flamurin autokton ka shkaktuar pakënaqësi tek përdoruesit serbë të rrjetit. Komentet kundrejt këngëtares kanë qenë të ashpra, ndërsa kjo e fundit shpjegoi mbrëmjen e djeshme se nuk kishte si qëllim nxitjen e urrejtjes.

“Thjesht dua të shpalos krenarinë për tokën e nënës time”, ka shkruar ndër të tjera Dua. Por, një qendrim kundër artistes me famë botërore ka mbajtur edhe Ceca. Këngëtarja serbe ka përdorur terma ofenduese kundrejt Duas, duke e quajtur ‘fëmijë’ dhe ‘injorante’. “Nuk do të harxhoj fjalë mbi një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë sa duhet t’i them asaj është, “Vogëlushe, rri rehat!”, deklaroi Ceca për “Alo”.

Një reagim i ashpër për të njejtën media ka ardhur edhe nga këngëtari serb Aca Lucas. “Nuk ka as Kosovë në atë hartë që ajo e publikoi, vetëm Shqipëri. Është detyrë e imja të reagoj ndaj këtij rasti dhe kushdo të heshtë, le të heshtë! Unë nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, sepse kam miq mes tyre, por ajo që bëri Dua Lipa nuk është e drejtë”, deklaroi Lucas për “Alo!”. Duket se e vërteta nuk u ka pëlqyer as këtë herëa serbëve… /News31.al