Këngëtarja seksi merr propozimin mes lotësh, i dashuri i kërkon martesë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Shkenda Dubova ka festuar ditëlindjen e 28-të. Por në mesin e miqve e familjarëve, ajo është surprizuar nga i dashuri i saj prej kohësh, Labi, i cili i propozoi martesë duke u shfaqur me një tufë të madhe lulesh në duar, shkruanPrive.al. Ajo është emocionuar tej mase, sa s’po e thoshte dot një “PO” për Labin, derisa të ftuarit e festës po brohorisnin në drejtim të Shkendës, që ta pranonte propozimin.