Këngëtarja rrihet brutalisht në dhomën e gjumit nga i dashuri, skena live në Instagram

Një këngëtare e njohur jug-afrikane ishte live në profilin e saj në “Instagram”, në momentin kur partneri ushtroi dhunë fizike ndaj saj. Është fjala për Babe Wodumo, e cila po filmonte nga dhoma e gjumit, kur në një moment u shfaq një burrë i cili është identifikuar si i dashuri i saj që godet atë. Në fillim çdo gjë dukej në rregull, por në një moment ai fillon ta godasë dhe t’i shkulë flokët këngëtares. Mediat e huaja shkruajnë se video ka shkaktuar reagime të ashpra në Afrikën e Jugut, e si pasojë policia vendase ka nisur menjëherë hetimet./Panorama Plus

https://www.youtube.com/watch?v=BAkk5kBEhzQ