Këngëtarja më seksi shqiptare shtatzënë? Zbuloni për kë bëhet fjalë

Këngëtarja e njohur dhe shumë seksi shqiptare, e cila tashmë i ka hyrë prej kohësh biznesit duke hapur një sallon fustanesh, bikinish dhe këpucësh në Tiranë flitet se është shtatzënë. Mediat kanë shkruar sot për Zaimina Vasjarin këtë lajm, bazuar në konfirmimet e dhëna nga njerëz pranë saj. Sipas burimeve të njëjta babai i fëmijës quhet Klodian, një biznesmen që merret me sipërmarrje të shumta, nga konstruksionet e çelikut deri tek pasuritë e patundshme. Këngëtarja dhe biznesmeni janë prej vitesh në një lidhje dhe pavarësisht zënkave të vogla, ata janë kthyer gjithmonë në krahët e njëri-tjetrit. Sa për lajmin e shtatzënisë nëse është i vërtetë ose jo presim ta thotë vetë artistja.