Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira: Jam krenare që kam lindur në Shqipëri por Greqia është atdheu im
Ajo ka treguar sesi e kuptoi se pasioni dhe jeta e saj është vetëm muzika. Ndër të tjera ajo ka folur gjatë rreth jetës së saj në Shqipëri ku dhe ka treguar arsyen, pse e kishte mbajtur të fshehtë origjinën e saj.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka dhënë së fundmi një intervistë për televizionin grek ANT1, ku ka folur për jetën e saj.
Ajo ka treguar sesi e kuptoi se pasioni dhe jeta e saj është vetëm muzika.
Ndër të tjera ajo ka folur gjatë rreth jetës së saj në Shqipëri ku dhe ka treguar arsyen, pse e kishte mbajtur të fshehtë origjinën e saj.
”Kur je një fëmijë dhe nuk pranohesh nga shoqëria për shkak të origjinës, ndihesh e dobët dhe ke frikë se nuk do të jepet mundësia. Kur kuptova që njerëzit e donin Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë. Emri im i vërtetë është Entela Fureraj. Arrita në pikën kur kisha frika të them nga isha. Jo të gjithë më duan por ndihem mirë dhe me këtë. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua. Është vendi që une e dua”, tha Eleni.
Intervista:
(d.a/dosja.al)