Këngëtarja kosovare ka një destinacion të preferuar në Shqipëri: Nuk më kalon vera pa kaluar andej

Këngëtarja e njohur, Edona Llalloshi, ka qenë në një lidhje ‘live’ për emisionin e mëngjesit “Wake Up” në “Top Channel”.

Ajo ka folur ndër të tjera edhe për sezonin veror dhe pushimet. Duket se Edona paska një destinacion të preferuar në Shqipëri dhe ai është qyteti i Durrësit.

“Asgjë në jetë nuk do kisha dashur tani sa me qenë në plazh. E adhuroj verën, ndoshta sepse kam lindur në korrik”, u shpreh Edona gjatë intervistës në “Wake Up” teksa u pyet se ku ka vendosur të kalojë pushimet. Më tej ajo tregoi: “Kam kënduar 5 vite në plazhin e Durrësit dhe kam nostalgji, kanë qenë vit të suksesshme dhe nuk më shkon vera pa kaluar andej. Do vij sërish andej me patjetër për të shijuar bregdetin shqiptar”.