Këngëtarja flet me dhimbje për abortin: Pasi mora lajmin shkova në koncert, kur u ktheva në shtëpi rashë në gjunjë
Këngëtarja shumë e dashur e hiteve ndërkomëbtare Jessie J ka folur publikisht për përvojën e saj të abortit. Ajo ka thënë se nuk ishte ndjerë kurrë më e vetme në jetën e saj pasi pësoi një abort të papritur në vitin 2021, duke pranuar se ende po përpiqet të marrë veten nga humbja.
“E dija se arsyeja që ndodhi ishte sepse nuk duhej ta bëja vetëm… Unë duhet të gjej dikë që e dëshiron këtë po aq sa unë”, tha ajo në “Ditari i një CEO me Steven Bartlett”. “Jam mirënjohëse që kam përjetuar të qenit shtatzënë… Më ka hapur derën që ta dua veten më thellë. Unë jam ende duke u rikuperuar nga e gjithë kjo. Kam momente trishtimi dhe pikëllimi të fortë, por kam edhe momente emocioni duke e ditur se nuk do ta bëj vetëm.”
Këngëtarja 34-vjeçare kujtoi mëngjesin kur u zgjua dhe nuk “ndihej mirë”, kështu që shkoi te mjeku për të kontrolluar shtatzëninë e saj. “Unë kisha të përziera shumë intensive, por e dija se diçka nuk ishte njësoj. Kur shkova te mjeku e ndjeva që diçka nuk shkonte dhe do dëgjoja lajme të këqija dhe i kërkoja vetëm të më thoshte të vërtetën”.
Pasi mjeku i tregoi se diçka nuk shkonte, ajo vendosi ta konfirmonte me një mjek tjetër, për një mendim të dytë. Brenda 3-4 orëve nga vizita e parë, mjeku i dytë i tha se bebi nuk kishte rrahje zemre.
Por superylli britanik nuk e përpunoi menjëherë lajmin dhe përkundrazi u përgatit për koncertin e saj në LA ku bëri një shfaqje të plotë. “Më kujtohet se shkova në shtëpi dhe nuk e përpunova. Dhe pastaj të nesërmen shkova direkt në glam, bëra kontrollin e zërit… Unë bëra shfaqjen”, – tha ajo.
Vetëm pas shfaqjes e kuptoi me të vërtetë atë që po përjetonte. “Kur hipa në makinë pas shfaqjes dhe u ktheva në shtëpi, hapa derën dhe kur e mbylla, rashë në gjunjë”, – u shpreh artistja. “Ai ishte momenti më i keq i gjithë eksperiencës, duke kuptuar se, përveç karrierës sime, të qenit nënë dhe të kesh një fëmijë ka qenë emocioni më i madh i jetës sime”.