Këngëtarja e njohur shtatzënë për herë të parë

Leona Lewis dhe bashkëshorti i saj, Dennis Jauch do të bëhen prindër për herë të parë.Këtë lajm të ëmbël e bëri të ditur vetë këngëtarja e përmes një postimi në Instagram.

Aludimet se Leona është në pritje të ëmbël kanë filluar që para disa javësh, por ajo e ka mohuar kategorikisht këtë, deri ditën e djeshme.

Në foton e publikuar ajo shfaqet e veshur me një fustan në ngjyrë të zi ku dukej mjaft bukur me barkun e rrumbullakosur.

Krahas fotos ajo shkruan:

“Mezi pres të të takoj në verë”

Ishte gazeta britanike “The Sun” që konfirmoi se Leona ishte në pritje të ëmbël tha se:

“Leona dhe Dennis mezi po mirëpresin ardhjen e tyre të re dhe të bëhen një familje prej tre anëtarësh.”

Ndjekësit e saj në “Instagram” nxituan menjëherë për ta uruar, duke përfshirë yje si Cynthia Erivo, kompozitorin Leland dhe këngëtarin Snoh ​​Aalegra.

“Ohhhh urime të dashur!!!” komentoi një fans, ndërsa një tjetër shkroi: “O Zot urime ty dhe Dennis. Do të jeni prindër të mrekullueshëm.”