Këngëtarja e njohur shqiptare merr shtetësinë amerikane
Pas shumë vitesh të jetuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më në fund këngëtarja shqiptare merr pasaportën amerikane.
Linda Halimi ka ndarë disa fotografi nga momenti i marrjes së shtetësisë.
“Zyrtarisht një amerikano-shqiptare”, shkruan ajo, teksa publikon fotografi me të shoqin dhe vajzën.
Ajo ka bërë betimin, duke u bërë kështu zyrtarisht shtetase dhe “ëndrra amerikane” iu plotësua.
Linda është nënë e një vajze, si fryt i martesës me reperin amerikan Davon Edwards.