Këngëtarja e njohur i premton Lind Islamit: Me ty deri në fund të botës

Ata u njohën në garën e “The Voice”, dhe tashmë janë çifti i pandarë në jetën e tyre intime e artistike. E vetmja studio televizive ku e pamë Venera Lumanin pa të dashurin e saj në krah, këngëtarin Lind Islami ishte programi “E diela shqiptare”, ku ndodhej e ulur në panelin e gjykuesve të këngëtarëve që konkurrojnë në seksionin e të rinjve në festivalin “Kënga Magjike”. E sië shihet për ndërrimin e viteve ata kanë udhëtuar jashtë vendit, ku ka shijuar në maksimum intimitetin e tyre. Të dy në profilet që kanë Instagram kanë postuar foto ku shkëmbejnë puthje në buzë, në qytete të Europës që po shëtisin. Por s’ka mjaftuar me kaq. Ka qenë Venera ajo që i ka bërë disa premtime të forta dashurie Lindit. Në njërën prej fotove i drejtohet atij me fjalët: “Me ty deri në fund të botës”, një deklaratë mjaft e fortë apo jo? Për më shumë Story.al ju sjell momentet e çiftit nga udhëtimi i tyre.