Këngëtarja e njohur konfirmon ndarjen nga aktori në mënyrën më të pazakontë! Publikon videon duke bërë “twerk”

Këngëtarja e njohur, Jessie J ka konfirmuar ndarjen nga aktori Channing Tatum, pas një lidhjeje dy vjeçare.

32-vjeçarja ka publikuar në Instagram një video, ku shfaqet duke bërë “twerk”. Me anë të kësaj videoje ajo iu referua “jetës beqare në një pandemi”, sipas “Daily Mail”.

E veshur me një fustan të zi, Jessie nuk i la vend imagjinatës.

Jessie J dhe Channing nisën të dilnin në tetor të 2018-ës, pas divorcit të këtij të fundit nga Jenna Dewan, por u ndanë përfundimisht në prill të këtij viti.

Kujtojmë se në muajin shtator, ajo ka shkruar një këngë, e cila duket sikur flet vetëm për ish-in e saj, aktorin Channing Tatum.

Sipas “The Sun”, kënga e Jessie-it “Simply in Love” flet për 40-vjeçarin, për marrëdhënien dhe për ndarjen me të.

 

Sipas tekstit të këngës, arsyeja e ndarjes ishte fakti që ata nxituan dhe nuk i morën gjërat shtruar.