Këngëtarja e njohur i jep fund karrierës pas një përplasjeje me fansat: Mezi pres të zhdukem

Doja Cat thotë se i ka dhënë fund me biznesin e muzikës! Ky vendim erdhi pas një përplasjeje me fansat në Paraguaj për një shfaqje të anuluar të festivalit.

Këngëtarja u tha fansave se “mezi pret të zhduket” pasi mbështetësit e mërzitur iu kundërvunë duke mos pranuar festivalin e anuluar Asunciónico të Paraguajit.

“Doja rreth 4 vite më parë fillove të arrish famë dhe e gjitha falë TikTokut, çfarë ndodhi me mbretëreshën e përulësisë? Të kam dashur”, ka shkruar një fanse e inatosur në Twitter.

“Ka ikur dhe unë nuk jap më,” u përgjigj ajo. “U largova, mezi pres që të zhdukem dhe nuk kam nevojë që ju të besoni më në mua. Gjithçka është e vdekur për mua, muzika ka vdekur, dhe unë jam një budallaqe që kam menduar gjithmonë se jam krijuar për këtë, ky është një makth, mos më ndiqni më mua.”

Një tjetër fans postoi një foto ku e quajti reperen “Armiku publik numër 1” dhe i shkruante: “Është tepër vonë për të kërkuar falje”, për të cilën Doja u përgjigj: “Nuk më vjen keq”.

“Po vazhdoj, thjesht do t’i lë të gjithë të zemërohen,” tha Doja në një postim të veçantë në Twitter përpara se të shtonte se nuk do të bëjë më foto me askënd tjetër pas këtij turneu. “Kjo nuk është për mua, kështu që unë jam jashtë. Kini kujdes,” shkroi ajo përpara se të ndryshonte emrin e saj në Twitter në “po heq dorë”.

Doja duhej të performonte në festivalin në Asunción, Paraguaj, të martën, por performanca e saj u anulua pasi një stuhi shkaktoi përmbytje të rënda.

Miley Cyrus gjithashtu u desh ta anulonte performancën e saj në Asunciónico, pasi avioni i saj u godit nga rrufeja për shkak të stuhisë në vend.