Këngëtarja e famshme si asnjëherë më parë me bikini, zbulon strijat dhe… (FOTO)

“Kjo është frika ime më e madhe. Një foto me bikini”. Me këto fjalë e shoqëron këngëtarja e famshme, Demi Lovato, një fotografi të postuar në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet me rroba banje.

Demi-2

Lovato është një nga personazhet e njohur të ekranit që edhe pse nuk është perfekte e do veten dhe nuk ka komplekse me trupin e saj.

Demi-3

Këngëtarja amerikane nuk heziton që të ekspozojë trupin e saj, pavarësisht që nuk është perfekt. Ajo ka publikuar  foto nga pushimet në Bora Bora, ku shfaqet me një palë bikini leopard dhe pa u ndjerë keq ka vënë të pasmet e saj.

Demi-4

Por para se ta ndante me fansat foton, Demi tregon se i është dashur shumë kohë ta mendonte nëse ta publikonte atë pa e rregulluar. Madje Lovato pranoi se frika e ka nxitur atë të ndryshojë fotot e mëparshme me bikini nga pushimet e saj në Bora Bora, por tha që e kuptoi që ishte e lodhur nga përpjekja për të jetuar me standarde joreale të bukurisë.

Demi-5

“Kjo është frika ime më e madhe. Një foto me bikini. Dhe çfarë është CELULITI. Unë thjesht  lodhur, për t’u turpëruar nga trupi im, duke e rregulluar atë. Tani po kthehem në studio. Shpresoj që të inspiroj edhe dikë tjetër për këtë trup”, ka shkruar mes të tjerash 27-vjeçarja në foton e saj.