Këngëtarja e famshme shqiptare flet troç për ndërhyrjet: Hundën dhe gjoksin…

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka folur së fundmi për thashethemet rreth saj se ka bërë operacione plastike.

Gjatë një interviste për revistën “Health”, këngëtarja ka treguar se si kritikohet për peshën dhe se si bën ushtrime vazhdimisht më shumë për shëndetin se për çdo gjë tjetër.

Bebe-Rexha-2

Ndërkohë rreth zërave se Bebe ka bërë ndërhyrje në vithe dhe hundë, ajo e ka mohuar një gjë të tillë. Madje ajo ka shtuar se i frikësohet ndërhyrjeve.

“Unë nuk i kam bërë kurrë të pasmet, dhe as hundën”. Ndoshta një ditë do të dua të bëj gjoksin, nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi”, tha Bebe gjatë intervistës.

Bebe-Rexha-3

“Në të vërtetë, unë kam një septum të devijuar (të hundës) dhe vazhdoj të marr infeksione të sinusit, dhe kam frikë ta bëj atë. Kam frikë që t’i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjike… Nëse bëj hundën do ta them patjetër. Nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi? Unë bëj çfarë të dua”, ka thënë ajo duke mos përjashtuar mundësinë e ndonjë ndërhyrje në të ardhmen.

Bebe-Rexha-1

Gjithashtu për revistën “Health”, shqiptarja tha se po bën terapi për ta dashur veten më shumë që pas kritikave që iu vërsulën që kur hyri në industrinë e muzikës.