Këngëtarja e famshme rrëfen krizën me bashkëshortin: “Kam bërë seks me prostituta për të humbur mendjen”
Këngëtarja e njohur, Lily Allen ka bërë një deklaratë shokuese, teksa ka kujtuar disa momente të errëta të së kaluarës. Gjatë periudhës së krizës me bashkëshortin Sam Cooper, në vitin 2014, që solli edhe ndarjen e çiftit, Lily duket se ka provuar gjithçka për të humbur pak mendjen. “Ndihesha e humbur dhe e vetmuar, ndaj kam bërë seks me disa prostituta gjatë kohës që isha në turne. Nuk jam krenare për atë që kam bërë, por as turp nuk më vjen”, ka shkruar këngëtarja në profili e saj në “Instagram”. Ndërkohë tabloidi britanik “Mail On Sunday” ka publikuar disa pasazhe nga autobiografia e Lily-t, që pritet të dalë më 20 shtator. “Mendimet e mia ekzaktësisht” është libri ku Allen rrëfen ‘pa dorashka” për jetën e saj mes seksit, drogës, aborteve, tradhtive, depresionit, ndarjeve dhe divorcevce. Këngëtarja e famshme rrëfen 33 vitet e saj të jetës dhe flet edhe për të atin, i cili e la të ëmën kur ajo ishte vetëm 4 vjeçe. Ajo e bën atë përgjegjës për fëmijërinë e saj rebele në të cilën ndërroi 13 herë shkollën në 10 vjet, iku nga shtëpia dhe braktisi studimet./Panorama Plus