Këngëtarja e famshme rrëfen eksperiencën tmerruese: Më përdhunuan, droguan dhe mbajtën rob!

Fituesja e çmimit Grammy, Duffy ka zbuluar se ajo ishte droguar dhe dhunuar pasi ishte mbajtur rob nga një sulmues.

Ylli 35-vjeçar uellsian shkroi në Instagram se, u desh shumë kohë që ajo të rikuperohej.

Duffy-2

Këngëtarja fituese e tri çmimeve Brit dhe një Grammy shkroi për 33,000 ndjekësit në Instagram:

“Ju mund ta imagjinoni sa herë kam tentuar ta shkruaj këtë. Epo nuk jam plotësisht e sigurt se përse tani është koha e duhur për të folur, shprehur dhe çliruar emocionalisht. Shumë prej jush pyesin se çfarë ndodhi me mua, pse dhe ku u zhduka. Një gazetar më kontaktoi, ai gjeti një mënyrë për të arritur tek unë dhe i tregova gjithçka gjatë verës së kaluar. Ai ishte i sjellshëm dhe u gëzua që më në fund do të flas. E vërteta është se, mua më përdhunuan, droguan dhe mbajtën rob për disa ditë. Sigurisht që mbijetova. Rikuperimi mori kohë. Nuk është e lehtë për mua ta them dhe kaloj këtë. Por mund të them se, dekadën e fundit, mijëra e mijëra ditë që jam angazhuar që të ndiej përsëri diellin në zemrën time, dielli tani shkëlqen.”/K.C/dritare.net