Këngëtarja e famshme e ‘Eurovizion’ vjen në Shqipëri për të konkurruar tek ‘Kënga Magjike’
Përveç artistëve shqiptarë, këtë vit tek ‘Kënga Magjike’ po shohim të konkurrojnë shumë artistë të huaj.
Një prej tyre do të jetë këngëtarja maqedonase, Tamara Todesvska e cila përfaqësoi Maqedoninë në Eurovizion me këngën “Proud”.
Ajo do të konkurrojë me këngën “Monster” të kompozitorit Darko Dimitrov.
“Monsters është një këngë për dashurinë. Për atë lloj dashurie që të bën të çmendesh. Atë dashuri, pa të cilën s’jeton dot”, shkruan Tamara në një postim në ‘Instagram’.