Këngëtarja detyrohet të punojë në market për shkak të krizës
Ajo është mësuar me role më dramatike dhe më pak fizike, kryesisht para një audience të gjerë.
Por këngëtares së operës iu desh të shkëmbente skenën për të mbushur raftet. Gruaja është një nga mijëra performuesit që u lanë të pashpresë kur kriza e koronavirusit mbylli teatrot. Për 3 javët e fundit ajo ka punuar në supermarket, në dyqne dhe magazinat e tij, duke fituar rreth 9 paundë në orë. ‘Nuk mund të ishte më ndryshe. Java e parë ishte rraskapitëse, pasi ka shumë punë fizike dhe shumë ngritje peshash. Por unë ndihem me fat që kam një punë,’ u shpreh ajo.