Këngëtarja bën klip për Santorinin por xhiron në Jug
Ryva Kajtazi ka publikuar projektin e ri. Këngëtarja solli një këngë me titull “Santorini” të shoqëruar me një videoklip të realizuar në bregdetin shqiptar. Paraqitja e saj në këtë klip është shumë atraktive njëkohësisht edhe ndryshe, pasi në një skenë, Ryva ka ndryshuar ngjyrën e syve duke përdorur lente, shkruan Prive.