Këngëtarja australiane qëllon të dashurin me thikë në gjoks, gjykata e fal, nuk e dënon me burg

Keely ka shpëtuar nga burgu pasi gjykatësi tha se “marrdhënia e tyre ishte toksike”. Eggmolesse pranoi dje akuzat e dhunës shtëpiake dhe prokurori Will Slack insistoi për një dënim dy vjet e gjysmë burg.

Kantautorja australiane ka qëlluar me thikë në gjoks të dashurin e saj dhe për këtë veprim nuk ka përfunduar në burg.

Incidenti ndodhi teksa ish-çifti ishin duke pirë në shtëpinë e tyre në Sunshine Coast, Australi.

Pas debatit të zjarrtë ajo ngriti thikën dhe e goditi në anën e majtë të kafazit të kraharorit duke i shkaktuar një plagë 1 cm të gjerë.

Keely ka shpëtuar nga burgu pasi gjykatësi tha se “marrdhënia e tyre ishte toksike”.
Eggmolesse pranoi dje akuzat e dhunës shtëpiake dhe prokurori Will Slack insistoi për një dënim dy vjet e gjysmë burg.

Ai shtoi se krimi është në rrethana të përkeqësuara pasi përfshinte një armë fatale, por avokati i mbrojtjes Nathan Turner argumentoi se Eggmolesse ishte një person “me karakter të mirë” dhe tashmë klientja e tij e kishte ndryshuar jetën e saj.

Gjykatësi pranoi kërkesën e avokatit dhe uli dënimin e saj në 18 muaj burg të pezulluar.

(A.B)/Dosja.al