Këngëtari shqiptar shumë i dashur nga të gjithë jep lajmin e bukur: Do të bëhet baba për herë të parë
Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi do të bëhet baba së shpejti. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ai, pikërisht në ditën e ditëlindjes së partneres, Selvije Jao.
Shpati ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet me bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën, krahas së cilës ka bërë edhe një urim të veçantë.
“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, që do të bëhet nënë së shpejti. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë. E sidomos tani që po presim një engjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paça gjithmonë dashuri. Të dua shumë”, ka shkruar këngëtari.
Kujtojmë që çifti u fejuan në dhjetor të vitit që lamë pas, ndërsa kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor.