Këngëtari shqiptar po arrin majat në Turqi, Albini: Sa e vështirë, askush nuk më njihte

Albin Hasani është 24-vjeçari shqiptar që po korr sukses në Turqi, pasi këngët e tij janë renditur në Top Listat muzikore.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se ishte shumë e vështirë për të, të promovohej në tregun muzikor vendas.

Sakaq, Albini zbuloi se ka shkuar në Turqi në vitin 2008 me prindërit, të cilët janë diplomatë.

“Ishte shumë e vështirë për mua që ta gjeja veten në top listat turke, pasi siç çdo i huaj dhe mua nuk më njihnin.

Puna që bëjnë prindërit e mi ka bërë që të shkoj në Turqi. Mami dhe babi im janë diplomatë, ne kemi ardhur që në vitin 2008 dhe jetojmë këtu”.

Ai ka zbuluar se tekstet e këngëve të tij i shkruan vetë dhe nuk janë romancë siç janë në përgjithësi hitet që gjenden në treg.

“Unë mundohem që tekstet e këngëvë të mos i bëj romancë, pasi i shkruaj vetë.

E para në Apple Music dhe Top Chart 2020 në Turqi nuk kemi shumë të ardhura nga klikimet krahasuar me ato që fitohen në Europë dhe Amerikë”.