Këngëtari shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore, shtyn projektet

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjon Karrica që u përfol për projektet muzikore me pamje eksplicite ka shtyrë publikimin e klipit të rradhës. Burime për “Prive” kanë konfirmuar se kënga që do publikohej të premten është shtyrë për shkaqe shëndetësore të këngëtarit. Ai jeton në Zvicër, por xhirimet e klipit të ri i ka bërë në Venedik të Italisë. Nuk dihet nëse ka dicka serioze në lidhje me shëndetin, por pritet përmirësimi i gjendjes së tij për të publikuar këngën.