Këngëtari shqiptar kapet keq me Adelina Ismailin: I thua vetes divë, mjerë kush të dëgjon
Një ditë më parë, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Adelina Ismaili ishte e ftuar në emisionin “E Diell”, ku deklaroi se kjo mund të jetë hera e fundit që ajo këndon.
Adelina ka treguar se prej kohësh ka menduar që të heqë dorë nga muzika. Ndërkohë ajo këndoi live në studio së bashku me moderatoren Fjoralba Ponari, mirëpo performanca e saj nuk u prit mirë nga këngëtari Korab Shaqiri.
Ky i fundit në “Instastory”-n e tij, ai ka thumbuar keq Adelinën duke e akuzuar se nuk di të këndojë live as këngën e saj.
“Diva i thua vetes e nuk di këngën tënde t’a këndosh live. Marrë. Mjerë kush të dëgjon ty moj vajzë”, janë fjalët e shkruara nga këngëtari, të cilat erdhën fill pas performancës së saj.