Këngëtari shqiptar: Kam plan të martohem, dasma është festa më e bukur në jetë
Pati thashetheme se u kurorëzua me të dashurën e tij, por ai nuk e pranoi një gjë të tillë publikisht. Këngëtari shqiptar Skerdi Ago, në Prive madje u zotua se do të na ftojë të gjithëve në momentin që do vendos të bëjë dasmë. Në një intervistë që dha për emisionin në edicionin e kaluar, Skerdi tha se është shumë i hapur për vendimet që merr dhe se në momentin që do të martohej, do bënte dasmë ngaqë ajo është gjëja më e bukur në jetë.
“Me thënë të drejtën me anën personale s’kisha dasht me u marrë. Njerëzit më paskan bërë dasmë në të fshehtë. Du me thënë që kur ta bëj unë dasmën, do t’i thërras të gjithë. Asgjë s’kam bërë akoma, e kur të bëj dasmë do ju ftoj!. Ajo është gjëja më e bukur në jetë. Jam shumë mirë me të dashurën time. Jam shumë i lumtur me të dashurën time”, ka thënë Skerdi.