Këngëtari shqiptar: “Jam i fiksuar, bëj shumë grim”
Ditën e sotme Shpat Kasapi dhe Blerina Braka ishin të ftuar në emisionin “Rudina”, ku promovuan bashkëpunimin e tyre më të fundit që titullohet “Dashni pa krahë”.
Gjatë intervistës së këndshme Blerina tregoi per publikun disa sekrete nga xhirimet dhe përmendi diçka që i ka bërë shumë përshtypje nga Shpati.
Sipas Blerinës, Shpatit i duhen 2 orë që të bëhet gati për klipin pasi vendos makeup. Duke folur për këtë gjë, këngëtari tha se është i fiksuar pas pamjes fizike:
“Bëj shumë grim. Jam i fiksuar për videoklipet siç bëjnë shumica”.
Shpati u shpreh se është videoklipi ai që mbetet ne fund, ndaj duhet të kurojë pamjen e tij./News31.al