Këngëtari shqiptar i nënshtrohet operacionit në zemër

Këngëtari i njohur shqiptar, që për shumë vite i mungoi muzikës, Berkan Beka ka bërë të ditur se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.

Berkani ka postuar një foto nga spitali dhe përshëndet fansat teksa jep lajmin. “Kam një operacion në zemër nesër. Ju përshëndes të gjithëve”, shkruan këngëtari duke mos dhënë më shumë detaje. Në qershor Gazeta Express raportoi se Berkani kishte pësuar një aksident, por më shumë na mbetet të zbulojmë në vazhdim.

Ndërkohë urojmë më të mirën për Berkanin.